Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës të enjten opozita me 25 vota për dhe asnjë kundër ka arritur të shkarkoi anëtarët bordeve në dhjetë ndërmarrje publike komunale në kryeqytet.
Në këtë mbledhje, po ashtu me propozim të partive opozitare në kryeqytet VV, AAK dhe AKR, me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë zgjedhur anëtarët e rinj në bordet e këtyre ndërmarrjeve komunale.
Kështu nga sot ndërmarrjet publike në Prishtinë nuk menaxhohen nga LDK dhe PDK, por nga LVV-ja, AKR-ja dhe AAK-ja.
Emërimet e aksionarëve të ri në ndërmarrjet publike në Prishtinë janë:
“Termokos”; Sami Borovci dhe Gëzim Mehmeti, Ndërmarrja Publike Banesore; Arianit Beqiri dhe Besart Krasniqi, kompania “Pastrimi”; Feim Osmani dhe Petrit Reçica, ndërmarrja publike “Hortikultura”; Valbona Ajeti dhe Taulant Maxharraj, ndërmarrja publike “Trafikut Urban”; Gëzim Sveçla dhe Triera Kosumi Berisha, ndërmarrja publike “Sport marketing”; Endrit Zabërxha dhe Bahri Gashi. Ndërmarrja publike “Stacioni i Autobusëve”; Mirsad Vitia dhe Besnik Mujeci. Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking”, Flamur Kelmendi dhe Besnik Haziri, Ndërmarrja publike “Kuzhina Qendrore”; Arbënora Berisha dhe Teuta Kadiu – Gjinolli, si dhe në ndërmarrjen publike “Pallati i Rinisë”; Kushtrim Mushica dhe Endrit Gashi.
Pas dorëheqjes nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka lexuar emrat e rinj të propozuar nga opozita për votim në këtë seancë të jashtëzakonshme.
“Ngrohtorja e qytetit, “Termokos”; Sami Borovci dhe Gëzim Mehmeti, Ndërmarrja Publike Banesore; Arianit Beqiri dhe Besart Krasniqi, kompania “Pastrimi”; Feim Osmani dhe Petrit Reçica, ndërmarrja publike “Hortikultura”; Valbona Ajeti dhe Taulant Maxharraj, ndërmarrja publike “Trafikut Urban”; Gëzim Sveçla dhe Triera Kosumi Berisha, ndërmarrja publike “Sport marketing”; Endrit Zabërxha dhe Bahri Gashi. Ndërmarrja publike “Stacioni i Autobusëve”; Mirsad Vitia dhe Besnik Mujeci. Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking”, Flamur Kelmendi dhe Besnik Haziri, Ndërmarrja publike “Kuzhina qendrore”; Arbënora Berisha dhe Teuta Kadiu – Gjinolli. Si dhe ndërmarrja publike “Pallati i Rinisë”; Kushtrim Mushica dhe Endrit Gashi”, ka thënë Kupina.
Ndërsa, me kërkesën e asamblistëve prezent të opozitës, janë shkarkuar aksionarëve e këtyre ndërmarrjeve, që kanë qenë të përfshirë nga partitë në pushtet, LDK dhe PDK.
Emrat e aksionarëve të shkarkuar nga bordet e ndërmarrjet publike në Prishtinë janë:
“Termokos”; Jeta Hasani Rafuna, Milazim Vitia, Ndërmarrja Publike Banesore; Leutim Retkoceri Granit Geci, kompania rajonale “Pastrimi”, Muhamet Selmani, Sheik Beqiri, Ndërmarrja Publike “Hortikultura”; Kumrije Shabani – Ramadani dhe Arbënora Ajeti, Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban”; Agron Canolli dhe Fatmir Dervishi, Ndërmarrja Publike “Sport marketing”; Pëllumb Bajqinovci dhe Ermira Nikçi-Rexha, Ndërmarrja Publike “Stacioni i Autobusëve”, Donjeta Dragusha dhe Amir Simnica, Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking”; Lindita Rexhepi dhe Sami Salihu, Ndërmarrja Publike “Kuzhina Qendrore”; Dasmor Durmishi dhe Agim Kuleta, Ndërmarrja Publike “Pallati i Rinisë”; Dhurata Retkoceri dhe Fiknete Bejta.
Në këtë seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita nuk kanë marrë pjesë asamblistët e LDK-së dhe PDK-së.
/TV Malisheva