Platforma WordPress po bëhet me një shtojcë të re të Inteligjencës Artificiale që mund të gjenerojë dhe të editojë tekst.
Mjeti quhet “Jetpack AI Assistant” dhe është i disponueshëm falas për përdoruesit e WordPress.com “për një kohë të kufizuar”, me 20 kërkesa falas dhe një tarifë mujore prej 10 dollarë pasi t’i keni shfrytëzuar shërbimet falas.
Është shembulli më i fundit i softuerit të gjenerimit të tekstit nga AI, por disponueshmëria e tij në një nga platformat më të mëdha të blogjeve dhe menaxhimit të përmbajtjes në botë do ta përhapë këtë teknologji edhe më tej në të gjithë ueb-in.
Mjeti është prodhuar nga Automattic, kompania që zotëron WordPress.com dhe kontribuon në zhvillimin e platformës WordPress me burim të hapur.
/TV Malisheva