Lionel Messi është bërë i fundit, por më i shquari, në një varg të gjatë lojtarësh me emër që kanë kaluar në MLS. 

Edhe legjendat e tjerë të lojës si Pele, Johan Cruyff, Franz Beckenbauer dhe Eusebio zbukuruan në fushat e Amerikës së Veriut.

Inter Miami, i cili luajti ndeshjen e parë në vitin 2020, është klubi që ka marrë nënshkrimin e shumë të lakmuarit, Lionel Messit.

Klubi në pronësi të David Beckham ka qenë i prirur për të realizuar këtë marrëveshje që kur lojtari u largua nga Barcelona dy vjet më parë.

Messi zgjodhi të mos priste mundësinë e pakët të një rikthimi në Barcelonë dhe gjithashtu hodhi poshtë një lëvizje fitimprurëse në Arabinë Saudite, ku luajnë Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

Në vend të kësaj, kapiteni i Argjentinës po shkon në Amerikën e Veriut, duke ndjekur gjurmët e legjendave të tjera që janë tunduar të ndihmojnë ngritjen e futbollit në këtë vend.

Futbollistët legjendar në SHBA

MLS, siç e dimë aktualisht, lindi në vitin 1996, por një përpjekje e mëparshme për të nisur futbollin profesionist në Amerikën e Veriut filloi në 1976 me NASL.

Liga e lartpërmendur u përpoq të rekrutonte disa nga emrat më të mëdhenj në lojë për të rritur imazhin e saj.

Pele luajti në SHBA nga mosha 34 deri në 37 vjeç, duke fituar dy tituj kampioni me New York Cosmos.

Lojtarët kryesorë që kanë luajtur në MLS

Messi bëhet jo vetëm legjenda e fundit që ka luajtur në Amerikën e Veriut, por gjithashtu i bashkohet traditës së lojtarëve më të mirë në lojën evropiane që kalojnë në MLS më vitet e fundit të karrierën së tyre.

Thierry Henry, Kaka, David Beckham, Zlatan Ibrahimovic, Wayne Rooney, Andrea Pirlo, Bastian Schëeinsteiger, Steven Gerrard, David Villa, Frank Lampard, Gareth Bale dhe Lorenzo Insigne janë vetëm disa nga të tjerët që kanë vendosur të përjetojnë futboll në Amerikën e Veriut.

/TV Malisheva

Share.