Nëse e cilësoni veten person dembel dhe që nuk doni të punoni fort nga ora 9 deri në orën 17:00 dhe përsëri keni nevojë të fitoni para, mos u brengosni!
Njerëzit dembelë nuk janë domosdoshmërisht të këqij për vendin e punës dhe ata mund të jenë tepër të dobishëm dhe të gjejnë zgjidhje më efikase dhe efektive. AkademiPune më poshtë po liston disa profesione në të cilat nuk ju duhet edhe shumë angazhim.
Roje e sigurisë
Kur themi roje sigurie nuk po flasim për një roje sigurie në një vend të madh ose në një vend ku mund të ketë kërcënime reale; ne po flasim për një roje të sigurimit në koncerte më të vogla ku askush nuk hyn me qëllimin për të shkaktuar dëme. Këtu përfshihen edhe rojet e sigurisë në dyqane apo zyra në të cilat kontrollojnë kamerat e sigurisë. Ju madje mund të jeni në gjendje të kapni një sy gjumë ose dy.
Kritik i televizionit dhe filmit
Gjithë këtë punë mund ta bëni nga shtëpia duke e shijuar rehatinë e këtij ambienti. Kështu ju keni mundësi të kryeni obligimet tuaja, të bëni një emër për veten tuaj dhe të jeni një kritik kredibil sa i përket botës së filmit dhe televizionit.
Përndryshe, ju thjesht po bëni diçka për të cilën keni pasion dhe po fitoni para. Kjo mund të përfshijë thjesht shikimin e një koncerti a filmi.
Kujdestare e shtëpisë
Kur punoni si kujdestare e shtëpisë, nëse arrini të hyni në rrethin e tyre të besimit, atëherë mund të fitoni shumë shpërblime financiare duke qenë një kujdestar i shtëpisë për të pasurit dhe të famshmit. Këta njerëz shpesh kanë më shumë se një shtëpi dhe ata kanë nevojë për një person të besuar që të kujdeset dhe të menaxhojë atë në të cilën nuk jetojnë aktualisht.
Një person me këtë profesion do të ketë patjetër punët e përditshme dhe do të duhet të sigurohet që vendi të jetë në gjendje të mirë, por zakonisht nuk keni nevojë të ndiqni shumë orare dhe afate kohore dhe keni shumë kohë të lirë për të ndenjur në një shtëpi të madhe.
/TV Malisheva