Presidenti i Estonisë, Alar Karis vizitoi pasditen e së enjtes Beratin. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Ervin Demo, kreu i shtetit slloven vizitoi Xhaminë e Beqarëve dhe Muzeun Onufri.
Demo i prezantoi presidentit ndryshimet që kanë ndodhur në Berat me investimet në zonën historike në vitin e fundit si dhe projektet që pritet të implementohen në vitet që vijnë për të ndihmuar sektorin e turizmit në qytet.
Alar Karis vlerësoi progresin e Beratit përgjatë viteve të fundit në përmirësimin e infrastrukturës turistike, prej së cilës mirëpriti në vitin 2022 mbi 400 mijë turistë, shkruan Atsh. Presidenti estonez theksoi se Berati ofron mundësi shumë të mira në turizmin historik dhe natyror dhe u shpreh se Estonia sheh potencial te ky qytet për bashkëpunim dhe shkëmbim mes këtyre dy vendeve.
Alar Karis është presidenti i dytë që viziton Beratin në vitet e fundit, pas presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
/TV Malisheva