Rezultatet e reja të autopsisë treguan se dy persona në Kaliforni vdiqën nga koronavirusi në fillim dhe në mes të shkurtit, ose tre javë para se rastet e para të raportoheshin në SHBA.
Sipas CNN, dy vdekjet tani konsiderohen vdekjet e para zyrtare nga koronavirusi. Kjo do të thotë që koronavirusi ndoshta filloi të përhapet në SHBA më herët sesa mendohej, thonë ekspertët.
Vdekjet ndodhën më 6-17 shkurt në Qarkun Santa Clara të Kalifornisë, u njoftua sot.
Deri më tani, viktima e parë e koronavirus besohet të ketë vdekur më 29 shkurt në Kirkland, Uashington.
“Dy të ndjerit në Kaliforni nuk kanë udhëtuar më parë në Kinë ose në ndonjë vend tjetër jashtë shtëpisë së tyre, kështu që nuk dihet se si u infektuan”, tha mjekja Sara Cody për New York Times.
“Ky është një konstatim shumë i rëndësishëm. Dikush që vdiq më 6 shkurt me siguri u infektua në mes të janarit. Duhet të paktën dy deri në tre javë nga koha e infeksionit deri në kohën e vdekjes, në rastin më të keq. Tani duhet të shohim nga afër rastet e janarit dhe madje edhe të dhjetorit për të zbuluar kur kemi hasur për herë të parë me virusin,” ka shtuar ajo