Boris Johnson, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, ka dhënë dorëheqje si anëtar i Parlamentit.
Ish-udhëheqësi i partisë Konservatore tha se ishte “i befasuar” pasi mori një letër nga një komitet i Dhomës së Komunave, i cili po e heton nëse gënjeu ligjvënësit britanikë për ndejat që thyenin ndalimin gjatë pandemisë, të njohur si “Partygate”.
Johnson, një nga arkitektët kryesorë të BREXIT, tha se letra ia bëri të qartë, “për habinë time, se ata janë të vendosur të përdorin procedurat kundër meje për të më dëbuar nga Parlamenti”, raporton cnn.
“Sot i kam shkruar shoqatës sime në Uxbridge dhe South Ruislip duke konfirmuar se po tërhiqem menjëherë dhe do të nxis zgjedhje të parakohshme”, tha ai.
Vitin e kaluar, Policia Metropolitane i dha Johnson dhe ministrit të atëhershëm të financave, Rishi Sunak – i cili aktualisht është kryeministër – një gjobë për pjesëmarrjen në një ndejë në Downing Street gjatë bllokimit shkaku i COVID-19, duke e bërë Johnson kryeministrin e parë në detyrë të Mbretërisë së Bashkuar që ka shkelur ligjin.
/TV Malisheva