4 fëmijë janë gjetur të gjallë pas 40 ditësh në xhunglën kolumbiane pas një aksidenti ajror që ndodhi më 1 maj në Guaviare në Kolumbinë jugore.

Sipas BBC, ata motra dhe vëllezër me njëri- tjetrin, nga mosha 1vjeç deri në 13 vjeç dhe gjatë momentit të rrëzimit të avionit Cessna 206, po udhëtonin me nënën e tyre, një të afërm dhe pilotin. Nëna dhe i afërmi i tyre pas aksidentit vdiqën.

‘Ne i gjetëm të gjithë të gjallë’, i tha ushtria qeverisë kombëtare. Katër vëllezërit, nga komuniteti indigjen Huitoto – 13-vjeçari Lesly Mucutuy , 9-vjeçari Soleiny Mucutuy , katër-vjeçari Tien Noriel Ronoque Mucutuy dhe një-vjeçari Cristin Neriman Ranoque Mucutuy, u endën për 40 ditë në xhungël, pas rrëzimit të avionit. Ndërsa të tre të rriturit vdiqën dhe trupat e tyre u gjetën nga ushtria në vendin e rrëzimit të avionit, më 16 maj.

Më shumë se 100 ushtarë dhe dhjetëra eksplorues indigjenë që e njohin zonën morën pjesë në kërkime. Në pyll, forcat e shpëtimit zbuluan gradualisht gjurmët e kalimit të fëmijëve: gjurmët e një kasolle të bërë me gjethe, gjurmët e fundit të këmbëve dhe disa objekte duke përfshirë gërshërë, një palë këpucë e një peshqir.

Shenjat këto që ndezën shpesën se fëmijët mund të ishin gjallë, saqë qindra pako me ndihma që përmbanin ujë dhe ushqim u hodhën në zonë për të ndihmuar katër vëllezërit e vegjël në luftën e tyre për mbijetesë.

Dhe në fund u gjetën, në një vend të largët midis departamenteve të Caqueta dhe Guaviare, jo shumë larg vendit ku ishte rrëzuar avioni. Ata janë mirë, edhe pse dukshëm janë të kequshqyer dhe të dobët.

“Një gëzim për të gjithë vendin! Katër fëmijët që humbën 40 ditë më parë në xhunglën kolumbiane janë gjallë”, ka njoftuar presidenti kolumbian Gustavo Petro në profilin e tij në Tëitter, duke konfirmuar lajmin e dhënë në radhë të parë nga media të ndryshme që i janë referuar, si një “mrekulli”.

“Po, fëmijët janë gjetur, por më duhet një fluturim ose një helikopter për t’i marrë urgjentisht”, tha gjyshi i fëmijëve, Fidencio Valencia .

Nga vendi ku u gjetën fëmijët, ata u dërguan me helikopter në spitalin më të afërt, përpara se të transferoheshin në Bogota.

/TV Malisheva

Share.