Sipas të dhënave më të fundit, numri i vdekjeve nga COVID-19 në botë është 182.151, dhe deri më tani, janë konfirmuar gjithsej 2 milionë e 609 mijë e 100 raste të pacientëve me koronavirus.
Në 24 orët e fundit, 53.340 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në të gjithë botën, transmeton KosovaPress.
Një total prej 714.199 njerëzve janë rikuperuar, dhe për momentin ka 1,712,750 raste aktive, nga të cilat 97 për qind me gjendje të moderuar klinike dhe pesë për qind me gjendje të vështirë ose shumë të vështirë.
Deri më tani, epidemia ka prekur 210 shtete dhe territore në botë, me numrin më të lartë në SHBA me 829,392 dhe 46.114 vdekje, pasuar nga Spanja me 208,389 pacientë, Italia me 187,327, Franca 159.877, Gjermania me 149.528, Mbretëria e Bashkuar 133.495, Turqia me 98.674, Irani me 85.996 pacientë/TVMalisheva