Trajneri i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Rami Hadar ka publikuar listën e gjerë të Kosovës për ndeshjet e muajit korrik dhe gusht ndaj Zvicrës dhe Danimarkës.
Fillimisht, Hadar ka grumbulluar 17 basketbollistë, kurse lista më pas do të shkurtohet në 12 lojtarë, të cilët do ta kenë shansin e tyre të arrijnë rezultate sa më të mira në parakualifikimet e Eurobasket 2025
Lis Shoshi dhe Dardan Kapiti janë të përfshirë në listë, kurse Dominic Artis i bashkohet për herë të parë Kosovës si lojtar i natyralizuar në pozitën e organizatorit. Po ashtu, krahas Artis, Kosovës për herë të parë i bashkohet edhe Shendrit Llapit, i cili më herët ishte pjesë e grupmoshave të reja.
Kosova pozicionohet në Grupin H të parakualifikimeve për Eurobasket 2025, së bashku me Zvicrën dhe Danimarkën.
Ndeshjen e parë Kosova e luan në shtëpi më 19 korrik, ku e pret Zvicrën, pastaj luan dy ndeshje si mysafire më 26 korrik ndaj Danimarkës dhe me Zvicrën më 29 korrik. Ciklin parakualifikues Kosova e mbyll në shtëpi më 5 gusht, ku është nikoqire e Danimarkës.
Kosova këtë vit për herë të parë ndeshjet në shtëpi do t’i zhvillojë në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Ndërkaq, më poshtë e gjeni listën e të ftuarve të Hadar.
/TV Malisheva