Në fundjavë (17-18 qershor) dy Përfaqësueset e Kosovës Meshkujt dhe Femrat në 3×3 do të garojnë për Kualifikime të FIBA EuroCup 3×3.
Garat do të zhvillohen në Qipro, derisa të gjitha ndeshjet do të transmetohen në faqen zyrtare të FIBA-s në YouTube.
Djemtë dardanë janë në grup me Andorrën, Shqipërinë dhe Irlandën, kurse vajzat dardane do të ballafaqohen me Qipron, Luksemburgun dhe Andorrën.
Krahas lojtarëve, trajner për Përfaqësueset në 3×3 do të jetë Qendrim Demi, i cili do të asistohet nga Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3×3, Artina Hasani.
Kosova 3×3 Meshkujt
Arbër Sinani
Ardit Pepaj
Atik Koshi
Mërgim Jakupi
Kosova 3×3 Femrat
Anilë Selmani
Enisa Kamerolli
Saranda Daci
Sara Vraniqi
Orari i ndeshjeve te meshkujt
17 qershor
11:25 Andorra-Kosova
17:30 Kosova-Shqipëria
18 qershor
10:00 Irlanda-Kosova
Orari i ndeshjeve te femrat
10:35 Andorra-Kosova
16:15 Kosova-Luksemburgu
18:45 Qipro-Kosova
/TV Malisheva