Kosi është një nga ushqimet që nuk mungon kurrë në frigoriferin e një amvise shqiptare.

Shumë amvisa e zënë kosin vetë një herë në dy ose tre ditë për t’u siguruar që ky produkt nuk do të mungojë asnjëherë, shkruan “AgroWeb”.

Kosi është një produkt mirëbërës për të rritur dhe për fëmijë.

Ai prodhohet nga fermentimi i qumështit dhe është i pasur me proteina, kalçium, vitaminë B6, B12 dhe probiotikë.

Tensioni i gjakut

Studimet kanë konfirmuar se produktet e bulmetit kanë aftësinë të rregullojnë tensionin e gjakut.

Me sasinë e duhur të produkteve me pak yndyrë, rreziku i tensionit të lartë të gjakut bie me 50 përqind.

Pesha

Kosi është ideal për të kufizuar kaloritë. Ai shuan urinë dhe nepsin për ushqime të ëmbla.

Vitaminat

Kosi përmban fosfor, kalium, jod, zink, vitamin B5 dhe B12. Kjo e fundit është një vitaminë shumë e rëndësishme për rruazat e kuqe të gjakut dhe sistemin nervor.

E ftohura

Kur imuniteti është i fortë, do të mund të mposhtë viruset ose bakteret. Konsumoni 150-200 gramë kos në ditë për t’i shpëtuar simptomave të të ftohurës, gripit dhe problemeve me fytin.

Shëndeti i lëkurës

Kosi është një nga kurat më të mira për femrat. Ai përmirëson lëkurën, shtrëngon poret dhe i jep lëkurës elasticitet dhe shkëlqim.

Kosi është i dobishëm kundër simptomave të plakjes, ankthi më i keq për shumë femra.

Shëndeti i flokëve

Kosi është i dobishëm edhe kundër flokëve të thatë dhe të hollë. Ai forcon çdo qime të flokut dhe pastron skalpin nga zbokthi.

/TV Malisheva

 

Share.