Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremen në fund të sezonit.

Sulmuesi shqiptar kërkon të nisë një aventurë të re në një klub më të madh e ku të ketë mundësi të luajë në Champions League sezonin tjetër.

Mediat gjermane raportojnë prej ditësh se Leipzig është skuadra që pritet të firmosë Rashica edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Bild” shprehet se tajneri Nagelsmann e ka kontaktuar lojtarin që të pranojë ofertën e Leipzig.

Problemi kryesor në këtë marrëveshje është shuma e lartë e lartë prej 38 milionë euro që kërkon Werder Bremen.

Leipzig nuk pranon të paguajë kaq shumë para dhe kërkon ta ul këtë shifër deri në 15 milionë euro./ Tv Malisheva

Share.