Një person është gjetur pa shenja jete në Viti, të mërkurën e kësaj jave.
Në raportin e policisë thuhet se për vdekjen në fjalë ishin lajmëruar nga një familjar i viktimës.
Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor dolën në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Instituti të Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
/TV Malisheva