Boksierja jonë, Donjeta Sadiku i ka nisur në mënyrën më të mirë garat n Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Në kuadër të kategorisë prej 60 kilogramëve, Sadiku boksoi kundër Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, ku edhe e fitoi përballjen me vendim unanim të gjyqtarëve.
Sadiku dominoi përgjatë tri raundeve. Me këtë fitore, Donjeta vazhdon në 1/16-ën e finales, ku i nevojiten edhe dy fitore për të siguruar medaljen dhe normën olimpike Paris 2024.
/TV Malisheva