Kosova e ka siguruar fazën e tetë kombëtareve më të mira të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, që po zhvillohet në Balikesir të Turqisë.
Volejbollistët tanë e arritën këtë fazë pasi në ndeshjen e fundit kishin përballje me Serbinë, por që volejbollistët e kësaj të fundit refuzuan të paraqiten në fushë.
Për shkak të kësaj, Kosova fitoi pikët në tavolinë kundër Serbisë.
Dyshja fantastike “Dardane”, Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi, e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, nga tri ndeshje të luajtura, ka regjistruar dy fitore dhe një humbje, ndërsa në përballjen e katërt vazhdoi tutje pa lojë pasi Serbia nuk u shfaq fare në fushë për duel.
Tani, Kosova prek çerekfinalen e këtij kampionati, ku do të ndeshen me dyshen nga Moldavia, Bobcis dhe Korsakov me fillim nga ora 17:50.
/TV Malisheva