Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas publikimit të një videoje të një të arrestuari teksa ndodhej në ndalim në Mitrovicë.

Sveçla ka thënë se incizimi i të arrestuarit apo burgosurit është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

“Mbrëmë përmes medieve kam parë videon denigruese ndaj një të arrestuari teksa ndodhej në ndalim në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Jugut. Zyrtari Policor i cili ka kryer këtë akt, mbrëmë është suspenduar nga detyra dhe po vijojnë procedurat hetimore nga IPK”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka folur edhe për situatën në veri, që ka thënë se vazhdon të jetë e brishtë.

“Situata e sigurisë në veriun e vendit tonë vijon të mbetet e brishtë mirëpo përkundër të gjitha rrethanave dhe sfidave me të cilat ballafaqohemi, Policia e Kosovës dhe të gjithë akterët e sigurisë po vazhdojnë të angazhohen maksimalisht dhe suksesshëm për ofrimin e sigurisë për vendin dhe të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Republika e Kosovës vlerësohet nga të gjithë si shteti më demokratik në Ballkan, duke ruajtur dhe promovuar vlerat dhe parimet bazë të të drejtave të njeriut”, ka shtuar ai.

/TV Malisheva

Share.