Ka mbetur edhe pak kohë nga varrimi i dy familjarëve që kanë humbur jetën tragjikisht nga vërshimet që ndodhen gjatë së shtunës në Pejë.

Familjari i viktimave, Albert Ademaj thotë se deri më tani për vizitë që kanë shprehur ngushëllime kanë qenë pothuajse të gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës, kryetarët e komunave, deputetë e persona të institucioneve të ndryshëm, porse edhe qytetarë të shumtë.

Ademaj shton se vizita e shumtë e qytetarëve të paktën po ua lehtëson dhimbjen e madhe që e kanë.

“Kanë qenë të gjithë prej institucioneve për vizitë, kanë ardhur edhe shumë qytetarë e na kanë ngushëllua, po na mbështesin e po na heqin mërzinë”, thotë Ademaj.

Mes tjerash xhaxhai i 5-vjeçarit, familjari rrëfen edhe momentin e rëndë që e ka ndarë me familjen e kunatës në këtë rast, e cila kanë qenë jashtë vendit.

“Familja e kunatës kanë qenë në Gjermani, se kanë prit as ata e as ne. I kam thirr dhe i kam lajmëru për rastin, kemi qenë të shokuar të gjithë se nuk e kemi prit”, tregon Ademaj.

Një grua dhe biri i saj pesë vjeç, vdiqën si pasojë e vërshimeve që ndodhen të shtunën në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.

/TV Malisheva

Share.