Policia njofton se viktima ishtë në motoçikletë, teksa u godit nga një kamion.
“Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё Kamion dhe njё Motoçikletё, deri te aksidenti ka ardhur pёr deri sa i dyshuari nuk e ka respektuar shenjen e trafikut, ndalim i obliguar (STOP), i cili e godet motoçikletën duke i shkaktuar lëndime tё rёnda trupore”, njofton policia.
Pas trajtimit që i riu ka marrë, policia njofton se ai ka vdekur në QKUK sot rreth orës 02:15.
I dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit është dërguar nё mbajtje pёr 48- orё.
“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, njofton policia.
Foton e viktimës e ka publikuar në Facebook zyrtari i komunës së Deçanit, Hajdar Sutaj.
Ai tha se bëhet fjalë për Adiat Gërvalla nga Duboviku i Deçanit.
/TV Malisheva