Tre civilë janë vrarë si rezultat i bombardimeve ruse në Kharkiv, ka thënë guvernatori i rajonit.
Tre burra, të moshës 45, 48 dhe 57 vjeç u vranë në fshatin Vovchanski Khutory, tha Oleh Synyehubov në Telegram.
“Rreth një orë më parë, armiku edhe një herë granatoi komunitetin Vovchan të rrethit Chuguyiv”, shtoi ai.
“Fatkeqësisht, si pasojë e këtij granatimi, kanë humbur jetën tre banorë civilë të fshatit”.
Kjo vjen derisa të martën mbrëma Rusia kreu sulme edhe në qytetin Kramatorsk, ku mbetën të vrarë 10 civilë.
/TV Malisheva