Gëzuar ditën botërore të LIBRIT , 23 prill
“Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë është brenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë”
― Cassandra Clare
“Mos lexoni siç bëjnë fëmijët, për t’u zbavitur apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni që të jetoni.”
“Nëse ka ndonjë libër që do ta lexosh, por nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruash ti.”
― Toni Morrison
“Kur ke mbaruar së lexuari një libër, dëshiron ta kishe autorin që e ka shkruar mik, që të mund t’i telefonoje dhe t’i tregoje si ndihesh. Kjo nuk para ndodh.”
“E kam imagjinuar gjithnjë Parajsën si një lloj biblioteke.”
― Jorge Luis Borges
“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale.”
“Kaq shumë libra, kaq pak kohë.”
― Frank Zappa
“Nëse lexon vetëm librat që i lexojnë të githë, do të mendosh vetëm gjërat që i mendojnë të gjithë.”
“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.”
― Charles William Eliot
“Kur kam pak para, blej libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, blej ushqim dhe veshje.”
― Desiderius Erasmus
“Ku është natyra njerëzore më e brishtë se në një librari?”
― Henry Ward Beecher
S’mund të jetoj pa libra.”
― Thomas Jefferson
Ka dy arsye për të lexuar një libër: një, të shijon leximi; tjetra: mund të mburresh rreth tij.”
“Librat janë kaq të veçantë, të rrallë dhe të tuat, saqë të tregosh se çfarë ndien për to duket si tradhti.”
― John Green
“Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është të mos i lexosh.”
― Joseph Brodsky
“Mendo përpara se të flasësh. Lexo përpara se të mendosh.”
― Frances Ann Lebowitz
“Ne jetojmë për librat.”
“Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet.”
― Cicero
“Lexova një libër një ditë dhe e gjithë jeta ime ndryshoi.”
“Librat janë aeroplani, treni, rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi. Ata janë shtëpia.”
― Anna Quindlen