​Është djegur për herë të dytë brenda një muaji lokali “Zins” që është në pronësi të babait të këngëtarit të njohur të muzikës rap Noizy.

Lokali i vendosur në zonën e Currilave në Durrës ka shpërthyer në flakë pak pas mesnate, ndërkohë që policia bën me dije se kësaj here ka një të dyshuar, pa bërë me dije identitetin e tij.

Biznesi në pronësi të Bashkim Rajku, ndodhet në lagjen nr.1 në qytetin e Durrësit. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Kujtojmë, se rreth tre javë më parë lokali u përfshi nga zjarri, ku pati vetëm dëme të shumta materiale. Kjo nuk është hera e parë që bizneset e Noizy sulmohen. Kujtojmë këtu dhe shpërthimin e tritolit ndaj një dyqani veshjesh që këngëtari ka po në zonën e Durrësit.

/TV Malisheva

Share.