Për rreth një vit, në platformën kombëtare për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, janë raportuar 23 raste të diskriminimit, me ç’rast më së shumti raste janë raportuar nga qytetarët e Prishtinës. Madje, 10 prej individëve nga komuna të ndryshme kanë raportuar se diskriminimi ka ndodhur në mjediset e punës.

Kështu është bërë e ditur sot nga ceremonia e përvjetorit të kësaj platforme, e cila është organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me projektin Drejtësi Sociale për Rom, Ashkali dhe Egjiptian, implementuar nga Misioni Terre des hommes në Kosovë, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe Fondacioni HEKS.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër-diskriminim, Habit Hajredini, derisa është shprehur se vazhdimisht po punojnë në këtë drejtim, ai ka kërkuar edhe angazhim shtetëror për ta parandaluar diskriminimin.

Hajredini: Kërkohet angazhim shtetëror për ta parandaluar diskriminimin e komuniteteve

“Në fillim kemi qenë skeptik si do të mirëpritet dhe avancohet ky jo vetëm tek strukturat institucionale, por tek qytetarët e këtyre komuniteteve…06:25 Jo vetëm se është obligim ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë kërkohet angazhim shtetëror për ta parandaluar diskriminimin e komuniteteve, rastin konkret, rom, ashkalinj dhe egjiptian në Kosovë. Kemi menduar se kjo platformë do të jetë më efektive, më e qasshme dhe gjatë gjithë këtij procesi kemi parë një progres. Ne gjatë kësaj periudhe kemi pas 9976 vizitorë, 637 llogari të hapura, 135 persona që kanë shkarkuar aplikacionin mobil dhe 23 raste të raportuara në platformë ”, ka thënë Hajredini.

Ndërsa, Avokati i Popullit, Naim Qelaj këtë platformë e ka konsideruar si një mundësi të mirë për gjithë qytetarët që duan të raportojnë raste të diskriminimit.

Qelaj: Sot nuk kemi asnjë isntitucion që në mënyrë të plotë regjistron dhe raporton për rastet e diskriminimit

“Unë e konsideroj si një mundësi të mirë këtë platformë që qytetarëve ja bënë më të lehtë raportin e diskriminimit, çfarëdo natyre dhe bazë qofshin ato…15:05 Në anën tjetër ekziston edhe një zmbrastesi dhe mangësi në vet sistemin e organizmit të institucioneve që trajtojnë rastet e diskriminimit në mbledhjen dhe regjistrimin e të dhënave dhe informatave. Sot nuk kemi asnjë isntitucion që në mënyrë të plotë evidenton, regjistron dhe raporton për rastet e diskriminimit të ndara duke i klasifikuar në baza e diskriminimit që duhet t’i kenë këto raste”, ka thënë Qelaj.

Rastet e raportuara përmes platformës kombëtare për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë adresuar nga qytetarët në komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës. Numri më i madh i rasteve të raportuara është qytetarët në Komunën e Prishtinës dhe atë të Fushë Kosovës.

/TV Malisheva

Share.