Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka thënë se masat kundër Kosovës, përveç që janë skandal dhe e dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e bllokut, ato rrezikojnë edhe sigurinë e të gjithëve. Përmes një letre drejtuar eurodeputetëve, ajo ka kërkuar dorëheqjen e Josep Borrell, Miroslav Lajçak dhe Gert Jan Koopman.

Ajo ka shkruar se ka presion mbi Kosovën, shtet ky për të cilin ka theksuar se po e zbaton demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Masat e shpallura ndaj Republikës së Kosovës nuk janë vetëm skandal dhe dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e BE-së, por rrezikojnë edhe sigurinë e të gjithëve ne. Ka presion mbi Republikën e Kosovës, e cila po zbaton demokracinë dhe sundimin e ligjit, siç presim nga një vend demokratik që dëshiron të bëhet anëtar i BE-së. Nga ana tjetër po qetësohet agresori dhe autori i vërtetë i përshkallëzimeve dhe sulmeve brutale ndaj paqeruajtësve të NATO-s. Ky është përmbysje autor-viktimë. Në këtë mënyrë ne forcojmë autokratët dhe nacionalistët dhe dobësojmë demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Schneeberger.

Schneeberger ka thënë se përfaqësuesit e lartë të BE-së që ndërmjetësojnë dialogun Kosovë-Serbi, nuk janë të pavarur dhe nuk po marrin vendime në frymën e vlerave evropiane.

“Ju bëj thirrje të gjithëve: Thirrje për dorëheqjen e përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell, përfaqësuesit Special Miroslav Lajçak, dhe drejtorit të përgjithshëm Gert Jan Koopman. Vendimet e tyre rrezikojnë demokracinë dhe paqen në Evropë. Ata padyshim nuk janë të pavarur dhe nuk marrin vendime në frymën e vlerave tona evropiane. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë”, ka thënë ajo.

Kjo është letra e plotë që Schneeberger u ka dërguar eurodeputetëve:

 

/TV Malisheva

 

 

Share.