Pjesë e ekipit kosovar të xhudos, që po marrin pjesë në Kupën Evropiane për Junior në Slovenj Gradec të Sllovenisë, janë edhe Muhamedin Veseli dhe Muharrem Hyseni.
Për të dy xhudistët ka përfunduar ky Evropian, ku Veseli dhe Hyseni u mposhtën qysh në raundin e dytë të garave
Në kuadër të kategorisë deri në 60 kilogramë, Veseli u mposht nga xhudisti italian, Simone Aversa.
Në anën tjetër, pasi që raundin e parë e kaloi pa luftë, në kuadër të kategorisë deri në 66 kilogramë, Muharrem Hyseni u mposht nga xhudisti bullgar, Boyan Yotov.
/TV Malisheva