Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se një raport shqetësues i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, detajon pushtetin e së djathtës autoritare në Serbi, përhapjen e propagandës së rreme rreth rrezikimit të supozuar të serbëve në Kosovë dhe diskriminimin e udhëhequr nga shteti kundër shqiptarëve etnikë në Serbi:
Kurti ka shkruar në Twitter, ku edhe ka publikuar një pjesë të raportit, në të cilën thuhet se Qeveria e Serbisë vazhdimisht nxit tensione.
“Në fuqizimin e së djathtës kontribuon edhe fakti se qeveria vazhdimisht dhe drejtpërdrejt nxit tensione ndaj rajonit, demonizon fqinjët e saj, në radhë të parë shqiptarët, përhap frikën për rrezikimin e serbëve në Kosovë (“se po përgatitet një pogrom” ), duke nxitur kështu radikalizimin e shoqërisë dhe duke krijuar atmosferë që një marrëveshje me Kosovën të refuzohet. Ngjallja e frikës tek qytetarët është një konstante e politikës së presidentit Vuçiq, e cila është funksion i “bashkimit” që, sipas tij, është “më i nevojshëm se kurrë”.
/TV Malisheva