Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, tashmë ka lënë Shqipërinë, pas vizitës që pati.

Ai duke u nisur, derisa është përshëndetur me kryeministrin Edi Rama, citohet të ketë thënë se po ikën “duke menduar se emri i Nju Jorkut është West Albania”.

Ishte Rama ai që publikoi një foto në rrjete sociale, sipër së cilës ka shkruar edhe mesazhin e Clinton.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania – Bill Clinton”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, ish-presidenti Clinton është nderuar të hënën në Tiranë me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”

/TV Malisheva

Share.