Fillimisht Interi e siguroi nënshkrimin e Marcus Thuram, duke e mposhtur Milanin në garën për shërbimet e sulmuesit francez, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë tani për mesfushorin Davide Frattesi.

Interi ka arritur një marrëveshje verbale me Sassuolon për transferimin e mesfushorit, Davide Frattesi.

Interi ka mposhtur skuadra të shumta në garën për të siguruar nënshkrimin e Frattesit, ndër to edhe rivalin e përbetuar, Milanin.

Frattesi shënoi shtatë gola në 37 ndeshje të Serie A për Sassuolon sezonin e kaluar. Ai gjithashtu ishte zgjedhja surprizë e trajnerit Roberto Mancini gjatë ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Frattesi ishte titullar në ndeshjet ndaj Spanjës dhe Holandës, dhe kundër kësaj të fundit shënoi një gol dhe asistoi te një tjetër për “Azzurët”.

/TV Malisheva

Share.