Liga italiane, Serie-A ka zbuluar sot kalendarin e ndeshjeve për sezonin e ardhshëm, ndërsa oraret dhe datat e fillimit për katër raundet e para të sezonit do të zbulohen të premten e ardhshme .
Sezoni do të nisë në datat 19-20 gusht 2023, duke përfunduar më 26 maj 2024, përcjellë KosovaPress.
Napoli si kampion do ta nis edicionin me përballjen ndaj Frosinones, Juventusi do të vizitojë Udinesen.
Milani do të vizitojë Bolonjën dhe Interi do të takohet me Monzën në San Siro. Dy skuadrat milaneze do të takohen në Derbin e parë della Madonnina të sezonit 2023-24 në ditën e katërt.
/TV Malisheva