Kompania “Meta” në pronësi të Mark Zuckerberg ka lansuar zyrtarisht të mërkurën një aplikacion të ri të quajtur Threads, i cili është rival i Twiterit.

Threads synon të ofrojë një hapësirë për biseda në kohë reale në internet,.

Aplikacioni duket se ka shumë ngjashmëri me Twitter-in.

“Vizioni për Threads është të krijojë një opsion dhe hapësirë publike miqësore për bisedë”, tha CEO i Meta Mark Zuckerberg në një postim në Threads pas lansimit.

Zuckerberg tha në llogarinë e tij të verifikuar në Threads aplikacioni kaloi 2 milionë regjistrime në dy orët e para të lansimit.

Më vonë, të mërkurën, ai shkroi se Threads “kaloi 5 milionë regjistrime në katër orët e para”.

Lista e aplikacionit e përshkruan atë si një vend, ku komunitetet mund të bashkohen për të diskutuar gjithçka, nga temat që u interesojnë sot deri tek ato që janë në trend, shkruan CNN.

Kompania Meta tha se mesazhet e postuara në Threads do të kenë një kufi prej 500 karakteresh.

/TV Malisheva

Share.