Erling Haaland është dëshira e madhe e Real Madridit për ta transferuar këtë afat kalimtar veror.
Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer në edicionin e fundit, fillimisht me Red Bull Salzburg e nga muaji janar te Borussia Dortmundi.
Klubi gjerman i ka vendosur një klauzolë largimi prej 75 milionë euro dhe Haaland është objektivi kryesor i Realit për repartin ofensivë.
Pandemia Covid-19 që ka prekur gjithë botën, ka bërë që edhe klubet të kenë humbje të mëdha dhe transferimet e bujshme mund të mos ndodhin këtë verë.
Megjithatë Reali do të duhet të shpejtojë për transferimin e Haaland, pasi klauzola e tij prej 75 milionë euro vlen vetëm për afatin kalimtar të verës dhe atë të janarit të vitit 2021.
Në rast se Los Blancos nuk do të aktivizojnë klauzolën e tij në këto dy afate kalimtare, atëherë Dortmund do të kërkojë shumë më shumë për ta lënë të lirë yllin e tyre.
Mediat gjermane kanë raportuar se verdhezinjtë po shpresojnë që mos të paguhet klauzola e Haaland në këto dy afate kalimtare të ardhshme.
Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, Dortmund synon që ta shes norvegjezin në verën e vitit të ardhshëm me një çmim dukshëm më të lartë se klauzola aktuale.
19-vjeçari në edicionin 2019-2020 ka zhvilluar 33 ndeshje me dy klubet si RB Salzburg dhe Borussia Dortmund ku ka shënuar 40 gola dhe ka bërë nëntë asistime. /Tv Malisheva