Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, në emision “Debat Plus” e ka pranuar se ka folur me kriminelin, Milan Radjociqin.
Ajo ka thënë se deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiqi e ka lëshuar Milan Radojçiqin në ‘interfon’ në zyrën e saj dhe ajo i është përgjigjur.
Kështu, duke pranuar se ka folur me Radojçiqin.
Sipas saj diskutimet kanë qenë vetëm për çështje legjislative.
Ajo thotë se asnjë koment aspo diskutim tjetër nuk është bërë me Listën Serbe.
“Në situatën këta në secilin problem që e kanë mundohen me e sjell Radojçiqin me ia ngritë atij pazarin. Ndodhë kjo çka ka ndodhë. Edhe tash në momentin kur ai flet edhe thotë që ‘është e vështire për mua’ dhe unë i them që këto janë situata dhe rrethanat që janë krijuar dhe tjerët se ku di unë, se ata munden me lëshuar dhe nuk është as po më bën përshtypje”.
“Milan Radojçiqin mundet me qenë i burgosur, mundet me qenë i dënuar dhe në momentin që të thotë kjo është fjala që po du me ta thënë, ti e dëgjon. Unë ia kam kthyer përgjigjen në gjuhën shqipe në atë që ai ka fol”, ka thënë ajo.
/TV Malisheva