Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokale në Komunën e Malishevës janë  mbajtur Kuvendet e Këshillave Lokale për Malishevën, ku është votuar dhe janë zgjedhur  këshillat  në Lagjet, Malisheva 1 (Lagjja  Minollë, Guri,Mirdita, Lagjja e re), Malisheva 2 ( Lagjja Veselaj,Hysenaj,Matoshi,Mekaj) , si dhe kryetarët e nënkryetarët.

Kryetar i Këshillit Lokal Malisheva 1 është zgjedhur Ymer HotI, nënkryetar Astrit Hoti.

Krytar i Këshillit Lokal Malisheva 2 është zgjedhur Ekrem Mazreku , nënkryetar Besnik Mazreku.

Pjesëmarrja  në votime ishte mbi 150 anëtarë ,u zgjodhën edhe nga  9 anëtarë të kryesisë  të Lagjës  Malisheva 1 ndërsa në Lagjën e Malisheva 2 u zgjodhën 5  antarë të kryesisë së këshillavë.

Procesi i formimit dhe mbajtja e zgjedhjeve për Këshillat Lokal, monitorohet dhe mbikëqyret nga komisioni komunal i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, të cilët i njoftojnë anëtarët e kuvendeve të këtyre këshillave, me rregulloren për formimin e këshillave, procesin për zgjedhjen e këshillave dhe procedurat tjera.

/TV Malisheva

Share.