Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka thënë se përpjekja e opozitës gjatë dy ditëve të fundit është t’a bindë publikun se partia në pushtet është “njëjtë sikurse ata”.

Sipas Mujës, kjo është oferta e opozitës sot për qytetarin.

“Në esencë, e gjithë përpjekja e opozitës dje dhe sot, e me gjasë edhe ditëve në vazhdim, është që ta bindë publikun se LV është njëjtë sikurse ata. Pra, alternativa opozitare po thotë se ne nuk jemi më të mirë se LV. Po as LV nuk është më e mirë. Kjo është oferta e opozitës sot për qytetarin”, ka shkruar Muja në Facebook.

“Opozita po tenton të thotë që ne që e kemi mundësuar krijimin e LS, i kemi bërë partner kyç në formimin e qeverisë (king-makers), kemi qenë të gatshëm të falim tokë, kemi bërë bashkë biznes, ua kemi toleruar aktivitetet kriminale të udhëheqësve të saj në veri, i kemi amnistuar, kemi qenë të gatshëm që t’ia falim të gjitha krimet, ua kemi largu fletëarrestin kur ka qenë nevoja, jemi njësoj me juve të LV që e keni minimizuar rolin e tyre politik, keni ndaluar projektin e ndarjes së Kosovës, nuk vareni për votave tyre për qeveri, po ua mbyllni rrugës ilegale, laboratoret e drogës e të kriptovalutave, sepse ka dalë një incizim prej Radoijçiqit me plot insinuata”, ka shkruar Muja.

Krahas zhvillimeve kryesore që ndodhën në vend gjatë kësaj jave, opozita gjithëherë ka pasur qasje kritike mdaj partisë në pushtet, njëherësh duke kërkuar edhe zgjedhje të reja.

Share.