I akuzuari për vrasje të rëndë, Pjetër Ndrecaj, në seancën e parë pas kthimit të rastit në rigjykim, është deklaruar i pafajshëm.

Në seancën e mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ali Uka, i akuzuari deklaroi se nuk e pranon fajësinë për veprën penale të vrasjes së rëndë, ndërsa për armëmbajtje pa leje, ka thënë se pranon fajësinë.

“Jo, unë nuk e pranoj fajësinë, nuk kam shku me vra me dashje”, ishin fjalët e të akuzuarit Ndrecaj.

Më pas, meqenëse i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Gëzim Pozhegu, seancën e shqyrtimit të dytë e ka caktuar që të mbahet më 14 tetor 2019, në ora 10:00, derisa i ka njoftuar palët se deri atëherë mund t’i paraqesin kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës.

Prokuroria Themelore Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj Pjetër Ndrecajt, për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari më 7 gusht 2018, në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N, dhe vajzën e tij K.N.

aktakuzë thuhet se i akuzuari ka shkuar në shtëpinë e vëllezërve të viktimës i armatosur, ku ka qëlluar më pushkën automatike në drejtim të shtëpisë, si dhe ka qëlluar me armë ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij, të njëjtat nga plagët e marra kanë ndërruar jetë.

Share.