Ish-Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së Azem Syla, edhe në ditë fatkeqësie, viziton ushtarët nga Shqipëria të cilët morën pjesë aktive në çlirimin e Kosovës, bëhet fjalë për çlirimtarin Avni Meshi të cilit i ndrroi jetë djali pak ditë më parë në moshën 34 vjeçare.
Avniu ishte aktiv në repartin 1982 të Ushtrisë Çlirimtare, i krijuar posaçërisht për furnizim me armatim për UÇK-në, e i cili ishte nga më të dalluarit gjatë luftës.
Ky shembull i ish-komandantit të UÇK-së duhet të ndiqet dhe të gjithë të jenë afër kontribuesve të çlirimit të Kosovës, e të mirat e tyre të kthehen duke iu qëndruar afër në ditë të vështira të tyre.
/TV Malisheva