Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha deklaroi se opozita po tenton të marrë pushtetin me zor, por pa kauzë. Ai tha se një gjë e tillë nuk bëhet përmes dhunës, e cila eskaloi sot në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ai mohoi të ketë pasur provokime nga ministrat dhe tha se opozita po tenton të pengojë punën e Kuvendit.

“Për besë është vështirë me përshkru, për shkak se ne e dimë që nuk kanë asnjë kauzë prapa. Fatkeqësia është që unë për vete personaliaht nuk arrijë ta përshkruaj ndryshe, përveç se kanë mbetur pa kauzë, nuk kanë çfarë të kritikojnë, kanë mbetur pa tender, kanë mbetur pa terminale, kanë mbetur pa zarfa që të ushqejnë disa njerëz qe i kanë mbaktur dje. Dhe rrjedhimisht dëshirojnë të kapin pushtetin me zor. Kjo s’bëhet”, tha ai.

Sa i përket paralajmërimit të deputetit Mërgim Lushtaku për padi ndaj ministrave Albulena Haxhiu e Hekuran Murati dhe zëvendëskryeministeit Besnik Bislimi, ai tha se këto janë hipotetike.

“Ato janë hipotetike, ata mund të padisin, le të vazhdojnë. Veç me qenë që i respektojnë institicionet, por për neve ështq e rëndësishme që ne kemi Kuvendin e Kosovës që i kemi mbi 30 pika që na duhet të procedojmë me punën që e bëjmë. Kurse, ata kanë ardhur për të penguar, sepse forma e vetme për të ndalur punën e LVV-së ose hajninë në këtë vend është përmes ndaljes së punës në Kuvend”, shtoi ai.

Po ashtu, Basha para gazetarëve u shpreh se nuk ka pasur provokim nga ana e pushtetit.

“Qysh me shkoq një copë letër, me u pa provokim dhe sulm ndaj dikujt tjetër a?… zotëri Murati ka hyrë me nda aty… LVV ka përdorur mjete të ndryshme për të ndalur ndarjen e Kosovës, me ndalë që të mos bëhet një Zajednicë që këta e kanë nënshkruar dhe para dy ditëve kanë dalë me një zgjidhje ku zgjidhja e tyre është me vizatu një Zajednicë Vuçiqit. Vuçiqi është në hall atje, këta këtu. Por, këta nuk kanë asnjë kauzë. Kur të del me sulmu duhet me pas një kauzë…. Kanë mbet cullak, kanë mbet pa vota, kanë mbet pa tendera, pa terminale dhe po dëshirojnë të kapin pushtetin me zor, nuk bëhet”, përfundoi ai.

Gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të foltores së Kuvendit, Mërgim Lushtaku, ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku e ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit është dëgjuar të thotë “a je normal”.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur Policinë brenda sallës së parlamentit.

/TV Malisheva

Share.