Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bllokuan foltoren e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar ndërprerjen e seancës së sotme të Kuvendit, pas incidentit të ndodhur paraditen e sotme.
Tri partitë opozitare po kërkojnë që seanca e sotme të ndërprehet dhe të vazhdojë tjetër ditë, gjë me të cilën nuk po pajtohet mazhoranca.
Ndryshe, gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të foltores së Kuvendit, Mërgim Lushtaku, ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku e ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit është dëgjuar të thotë “a je normal”.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur Policinë brenda sallës së parlamentit.
/TV Malisheva