Tifo-grupi i Kosovës, Dardanët, kanë vazhduar me shpërndarje të pakove ushqimore dhe higjenike për familjet me nevojë.

Kjo tifozëri gjatë ditës së sotme ka qëndruar në qytetin e Mitrovicës, ku edhe kanë shpërndarë pako ushqimore.

“Sot, shpërndam pakot ushqimore dhe higjienike në qytetin e Mitrovicës për familje në nevojë, e në ditët në vazhdim kjo nismë do vazhdojë edhe ne qytete tjera.
Në këtë kohë pandemie, si asnjëherë më parë duhet të jemi solidarë dhe të bashkuar.
Të ndihmojmë ata që kanë nevojë dhe të kujdesemi për njëri tjetrin.

Njëheri, falenderojmë FFK-në në krye me z. Agim Ademi dhe Vlora Dumoshin(ministre në MKRS), për ndihmën rreth projekteve. Dardan dhe Krenar”, thuhet në njoftimin e Lulzim Berishës, kryetarit të Dardanëve.

Kjo iniciativë e tyre është bërë në fillim të muajit të Ramazanit, ndërsa dje kanë nisur me shpërndarjet e para./Tv Malisheva

Share.