Sipas gazetarit të njohur gjerman, Florian Plettenberg, Kyle Walker ka zgjedhur mes qëndrimit te Manchester City dhe transferimit te Bayern Munichu.
Bëhet e ditur se Walker ka arritur marrëveshje të plotë verbale me Bayern Munichun.
Walker i ka thënë PO ofertës së Bayernit, dhe ka refuzuar që të rinovojë kontratën e tij me Cityn, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2024.
Tani Bayernit i mbetet vetëm të gjejë akordin me Cityn.
Walker do të nënshkruajë kontratë me Bayernin deri në vitin 2025, me opsionin për ta rinovuar atë edhe për një vit tjetër.
/TV Malisheva