Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Malishevës, Sylë Dukolli edhe zyrtarisht sot, filloi fushata e korrje – shirjeve në Komunën e Malishevës.
Ai tha ” Është formuar shtabi komunal për korrje-shirje dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për një mbarëvajtje sa më të mirë dhe besojmë në përfundim brenda afati kohorë të korrje -shirjeve në komunën tonë pasi edhe kushtet klimatike do të janë në favorin e bujqëve”.
Shtabi komunal për korrje – shirje, ka përgatitur planin operativ, do të punoi sipas rregullores për korrje- shirje, aty parashihet edhe çmimi për hektarë të cilin e ka rekomanduar , MBPZHR-ja prej 130 euro.
Nga terreni informohemi se rendimentet e grurit varijojnë nga 2000 kg për ha, deri në 3000 kg për ha, pra edhe këtë vit kushtet klimatike ndikuan dukshëm në uljen e rendimtit të grurit jo aq kënaqshëm, sa edhe ishin pritjet.
Nëse mbretëron koha me mot të mirë, fushat e korrje-shirjeve në Komunën e Malishevës, pritet të përfundoi brenda afatit prej dy javësh të paraparë sipas shtabit komunal për korrje-shirje.
/TV Malisheva