Në histori, kur autoritetet i digjnin shtrigat e akuzuara, ata mendonin se po zbatonin variantin e tyre të mbrojtjes nga artet e errëta. Duke mos pasur njohurinë e avancuar mjekësore që kemi sot, njerëzit ndonjëherë i përshkruanin fenomenet e pashpjegueshme apo të çuditshme mjekësore duke thënë se ishin punë magjie apo djalli.

Këto janë sëmundjet që konsideroheshin më shpesh si të lidhura me magjinë dhe forcat e errëta:

Epilepsia

Gjatë një krize, një person mund të hutohet apo t’i bie të fikët dhe pastaj t’i bllokohet truri apo të humbasë vetëdijen gjatë së cilës ata nuk reagojnë dhe mund të përjetojnë dridhje, tronditje ose konvulsione. Pamja e një personi që humbet kontrollin e trupit të vet mund të jetë arsyeja se pse shikuesit e painformuar mund të jenë frikësuar mjaftueshëm sa t’i akuzonin viktimat për magji.

Sëmundjet mendore

 Duke qenë se sëmundjet mendore si skizofrenia dhe çrregullimi disociativ i identitetit mund të shkaktojnë ndryshime emocionale dhe të sjelljes, ato janë demonizuar, stigmatizuar dhe keqkuptuar për aq kohë sa janë shfaqur. Fatkeqësisht, në disa kultura përreth botës ende besohet se pas sëmundjeve mendore fshihen shtrigat.

Helmimi nga këpurdhat ergot

Kur njerëzit hanë ushqim të kontaminuar me këpurdhat ergot, ata mund të fillojnë të shfaqin simptoma që u ngjajnë atyre të epilepsisë apo sëmundjeve mendore, si “të vjella, iluzione, hallucinacione, gërvishtje në lëkurë dhe një mori simptomash të tjera, të cilat ekzistojnë në regjistrimet e gjykimeve të Salemit për magji”, thotë PBS (Shërbimi i Transmetimit Publik).

/TV Malisheva

Share.