Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll po vazhdon përgatitjet për garat ndërkombëtare, respektivisht për parakualifikimet për Eurobasket 2025.

“Dardanët” po stërviten në Prizren, ku edhe do të zhvillojnë ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Danimarkës.

Kjo është hera e parë që Kombëtarja e Kosovës luan në Prizren.

Më 19 korrik Kosova do të përballet me Zvicrën, kurse më 5 gusht do të luajë kundër Danimarkës.

Më poshtë mund t’i gjeni disa foto të stërvitjes së “Dardanëve” në Prizren.

/TV Malisheva

Share.