I biri i David Beckham, Romeo Beckham bëri paraqitjen e tij të parë për Brentfordin, që prej se bëri një lëvizje permanente në klub, në një miqësore kundër Slough Town.

Me ndeshjen që u zhvillua në terrenin “Arbor Park” të Slough Town, Beckham ishte titullar në skuadrën që përbëhej kryesisht nga ekipi B dhe lojtarë ë rinj.

Beckham u largua nga ndeshja pas një ore lojë, ku gjatë asaj kohe tregoi paraqitje të mirë.

Një talent premtues në rini, Beckham u largua nga futbolli pas u la si lojtar i lirë nga Arsenali në vitin 2015, ku më pas ktheu vëmendjen e tij te sporti i tenisit.

Sidoqoftë, Romeo iu rikthye futbollit në vitin 2020, para se t’i bashkohej skuadrës së babait të tij, David te Inter Miami.

Më pas, Romeo bëri 26 paraqitje për skuadrën amerikane duke regjistruar dy gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.

Romeu iu bashkua Brentford B në janar të këtij viti si huazim, dhe pasi bindi krerët e klubit me paraqitjet e tij, ata vendosën që transferimin e tij ta bëjnë permanent.

/TV Malisheva

Share.