Rënia e euros dhe çmimet më lira të produkteve në bursat ndërkombëtare, nuk kanë ndikuar vetëm tek qytetarët, bizneset dhe turizmi, por dhe tek eksportet.

Sipas INSTAT, për muajin e katërt radhazi eksportet në vendin tonë kanë rënë dyfish dhe një nga shkaqet kryesore dyshohet se është bërë dhe zhvlerësimi i euros.

Nga të dhënat në qershor të këtij viti, eksportet e mallrave arritën vlerën 38 miliardë lekë, duke u ulur me 17,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 4%, në krahasim me majin e vitit 2023.

Materialet e ndërtimit dhe metalet, mineralet, lëndët djegëse, energjia elektrike, produktet kimike dhe plastike ishin ato që janë eksportuar më pak. Ndërkohë janë eksportuar më shumë ushqime, pije dhe duhan.

/TV Malisheva

Share.