Zyra e prokurorit publik të Romës do të ngrehë aktakuzën e një turisti 27-vjeçar, i cili gdhendi emrin e vet dhe të dashurës së tij në Koloseun e Romës duke përdorur çelësa, thanë burimet të hënën.

Ivan Dimitrov, i cili është me origjinë bullgare, por banues në Angli, përballet me akuzat për prishje të trashëgimisë kulturore ose peizazhore, me një dënim të mundshëm prej dy deri në pesë vjet burg, shkruan ANSA.

Ai u identifikua pasi autoritetet e Parkut të Koloseumit të cilat njoftuan edhe policinë pasi morën njoftimin për incidentin nga një video, që dyshohet se është filmuar nga çifti dhe është postuar në mediat sociale.

Që atëherë ka pasur dy akte të tjera vandalizmi kundër monumentit 2000-vjeçar.

Policia e Karabinierëve të Romës të shtunën thirri në gjyq një student gjerman 17-vjeçar i cili ishte kapur duke gdhendur diçka në mur në katin e parë të amfiteatrit Flavian.

Më herët një vajzë 17-vjeçare zvicerane u kap pasi u filmua duke gërvishtur inicialet e saj në një gur në arenën antike.

/TV Malisheva

Share.