Sot është konfirmuar rasti i parë i prezencës se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit (MAD) në Komunën e Kllokotit, për çka Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndarë edhe disa këshilla se si të mbrohen fermat nga infektimi me këtë sëmundje.

AUV ka renditur 10 këshilla për fermerët që mbajnë derra:

• Parandaloni kontaktin e derrave të tjerë me derrat tuaj

• Mbani derrat në kushte të mira,

• Mos shkoni në tregje apo vende tjera ku ka derra,

• Vendosni masat e biosigurisë ne fermë,

• Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,

• Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,

• Pastroni dhe dezinfektoni objektet, pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me derrat,

• Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,

• Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmojë për asgjësim.

• Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike derrat e ngordhur.

Ndryshe, në komunikatën e AUVK bëhet e ditur se ekipet e inspektorëve veterinarë bashkë me kompaninë e kontraktuar kanë asgjësuar derrat e femrës se prekur në Komunën e Kllokotit dhe se është bërë dezinfektimi i fermës dhe të gjitha gjerave rreth fermës.

AUV apelon të gjithë fermerët që të raportojnë për çfarëdolloj shenje klinike të sëmundjes.

“Është e ndaluar therja e kafshëve që tregojnë çfarëdolloj shenje klinike të sëmundjes andaj fermerët duhet të raportojnë tek autoriteti kompetent AUV kur ka simptoma tek derrat. Po ashtu gjuetarët duhet të lajmërojnë AUV-në, në çdo raste kur hasin derr të ngordhur në pyje. Kjo, në mënyrë që të izolohet përhapja e sëmundjes”, apelon AUV.

/TV Malisheva

Share.