Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë Mitsunori Ogasawara, me të cilin ka diskutuar në lidhje me gjendjen emergjente në Kosovë, për shkak të pandemisë Covid19, masat që Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë, si dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve pas përfundimit të pandemisë.

Ministri Bislimi gjatë takimit theksoi progresin e deritanishëm në zbatimin e Pakos Fiskale Emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por gjithashtu shprehi nevojën për ndihmën e bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë për tejkalimin e kësaj situate.

Ndërsa, Ambasadori japonez Ogasawara, shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e situatës së pandemisë si dhe tregoi gatishmërinë e shtetit të Japonisë për ta ndihmuar Kosovën në përballimin e pasojave të shkaktuara. Ambasadori gjithashtu theksoi mundësinë e bashkëpunimit në mes të Japonisë dhe Kosovës në fushën e biznesit pas përfundimit të gjendjes së pandemisë dhe normalizimit të situatës/TV Malisheva

Share.