Klubet nga Arabia Saudite kanë qenë shumë të zëna deri tani, ku kanë marrë të gjithë vëmendjen në këtë merkato verore.

Pas emrave të njohur si Karim Benzema, N’Golo Kante e Roberto Firmino, të cilët lanë Evropën për Arabinë Saudite, një tjetër emër i njohur thuhet se po joshet nga paratë e arabëve.

Bëhet fjalë për Sadio Manen, i cili vazhdimisht po përflitet se do të largohet nga Bayern Munichu.

Pas interesimit të shfaqur në Manen nga klubet saudite, Bayerni tani ka ndryshuar çmimin që po e kërkon për ish-yllin e Liverpoolit.

Bayerni e ka ngritur çmimin që po e kërkon për Manen si pasojë e interesimit nga klubet e pasura saudite, sipas “Sky Germany”.

Kampioni gjerman më parë kërkonte afro 20 milionë euro për Manen, por që tash po kërkon afro 32 milionë euro plus bonuset për yllin senegalez.

/TV Malisheva

Share.