Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po raporton para Kongresit Amerikan për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. Duke folur për Kosovën dhe Serbinë, ai ka thënë se po inkurajojnë palët që të përmbushin të gjitha obligimet e tyre që sipas tij janë esenciale për rrugëtimin evropian të të dy vendeve.

AI ka thënë se ka pasur tensione dhe dhunë të pakuptimtë nga gazetarëve, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në veri.

“Ka pasur tensione dhe dhunë të pakuptimtë ndaj gazetarëve KFOR dhe policisë NATO ka sjell përforcime dhe ka ruajtur një politikë të avancuar për të siguruar një mjedis të sigurt. Ne dhe BE kemi kërkuar shtensionim të menjëhershëm dhe jemi fokusuar te implementimi i marrëveshjeve dhe që të mbahen zgjedhjet e reja komunale me pjesëmarrjen e serbëve më veri, Po inkurajomë të dy palët që të përmbushin të gjitha obligimet e tyre që janë esenciale për rrugëtimin e tyre evropian”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur marrëveshjen e shkurtit dhe aneksin e dakorduar në mars, për çka ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin obligimet e tyre.

“Në shkurt dhe mars BE me mbështetje të fuqishme amerikane arriti një marrëveshje shumë të madhe në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me një aneks impelemtues të dyja vendet duhet të përmbushin obligimet e tyre të pavarura në këtë marrëveshje. Një element kyç është obligim i Kosovës që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për t’i fuqizuar komunat me interes të përbashkët, gjuhë të përbashkët dhe kulturë të përbashkët, që të koordinohen për sfida të përbashkëta në kuptimin e ofrimeve të shërbimeve publike, edukimit dhe shëndetësisë. Dhe janë pajtuar që të njohin dokumentet dhe simbolet shtetërore të njëra tjetrës pro me më rendësi, Serbia nuk do të lobojë kundër anëtarësimit apo integrimit ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë ai.

/TV Malisheva

Share.